Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror në Krujë, ku një 42-vjeçare ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës. 42-vjeçarja Leta Koçi është nënë e 5 fëmijëve, tri vajza dhe dy djem rreth të 20-ave.

Për shtatzëninë e fundit ajo nuk ka kryer konsulta mjekësore e madje nuk ka një kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës. Parapakisht dyshohet se shkak për aktin e rëndë mund të jetë bërë gjendje ekonomike e vështirë. Por nuk përjashtohet mundësia e një traume post-partum.