Taulant Balla, efektiv i Policisë pranë Komisariatit nr.1 në kryeqytet është arrestuar në flagrancë. Gazeta Jonë mësoi se Balla, pjesë e trupës Policore, u arrestua nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, nën drejtimin e drejtorit të Policisë Gjyqësore dhe Prokurorit Gjergji Tako. Në momentin e arrestimit, Ballës iu gjetën në banesë dy armë automatike dhe një sasi municionesh luftarale.
Por si shkoi AMP në gjurmët e efektivit?
Taulant Balla nuk i mbante pa arsye armët në banesë. Ndaj tij ka patur një sërë informacionesh se herë pas here gjuante me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke prishur rendin publik. Pasi u vu nën hetim për disa muaj me metoda speciale të hetimit, ai u arrestua sot në flagrancë.