Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues për tenderin me numër reference REF-99894-04-02-2024 dhe me objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)”, kompaninë A. N. K të Agim Kolës.

Fondi limit është caktuar në vlerën 2,472,508,964 lekë të reja pa TVSH ose rreth 29 milionë euro përfshirë TVSH.

ARRSH i beson 29 milionë euro për “zgjerimin e rrugës

Fituesi i tenderit

 

Në dokumentat e shpalljes së tenderit shohim se dy kompani kanë ofruar shifra më të ulëta se kompania fituese.

Por ARRSH ka zgjedhur që fitues të shpall firmën A.N.K e cila u bë e njohur për rrugën Korçë-Ersekë, duke e fituar tenderin me flamur të kuq.

Shembja e aksit Korçë-Ersekë e ndërtuar nga kompania A.N.K:

Traseja e rrugës Korcë-Erseke, e cila është në ndërtim pësoi shembje mesditën e 17 shkurtit 2024, në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’.

Kantieri për ndërtim e rrugës së re është hapur në vitin 2020 dhe ARRSH-ja ende e ka marrë në dorëzim.

Kontrata për ndërtimin me fituesi kompaninë A.N.K në pronësi 100% nga Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola u nënshkrua më 10 qershor 2022. Fituesi rezulton me Flamur të kuq në portalin prokurime të hapura.

Përse është i rëndësishëm projekti Elbasan-Qafë Thanë:

Kujtojmë se i gjithë projekti i rrugës Elbasan-Qafë Thanë pritet të përfundojë në vitin 2027, dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm për ngushtimin e distancave me qytete dhe shtete të ndryshme pasi ky aks lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë.

ARRSH i beson 29 milionë euro për “zgjerimin e rrugës

Projekti Elbasan-Qafë Thanë

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një tuneli që do të lidhë Shqipërinë meMaqedoninë e Veriut.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII, dhe ka rëndësi strategjike, jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.