![](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2024/06/640-0-ank-1718102979.png)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues për tenderin me numër reference REF-99894-04-02-2024 dhe me objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)”, kompaninë A. N. K të Agim Kolës.
Fondi limit është caktuar në vlerën 2,472,508,964 lekë të reja pa TVSH ose rreth 29 milionë euro përfshirë TVSH.
![ARRSH i beson 29 milionë euro për “zgjerimin e rrugës](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-elbasanpng-1718102483.png)
Në dokumentat e shpalljes së tenderit shohim se dy kompani kanë ofruar shifra më të ulëta se kompania fituese.
Por ARRSH ka zgjedhur që fitues të shpall firmën A.N.K e cila u bë e njohur për rrugën Korçë-Ersekë, duke e fituar tenderin me flamur të kuq.
Shembja e aksit Korçë-Ersekë e ndërtuar nga kompania A.N.K:
Traseja e rrugës Korcë-Erseke, e cila është në ndërtim pësoi shembje mesditën e 17 shkurtit 2024, në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’.
Kantieri për ndërtim e rrugës së re është hapur në vitin 2020 dhe ARRSH-ja ende e ka marrë në dorëzim.
Kontrata për ndërtimin me fituesi kompaninë A.N.K në pronësi 100% nga Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola u nënshkrua më 10 qershor 2022. Fituesi rezulton me Flamur të kuq në portalin prokurime të hapura.
Përse është i rëndësishëm projekti Elbasan-Qafë Thanë:
Kujtojmë se i gjithë projekti i rrugës Elbasan-Qafë Thanë pritet të përfundojë në vitin 2027, dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm për ngushtimin e distancave me qytete dhe shtete të ndryshme pasi ky aks lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë.
![ARRSH i beson 29 milionë euro për “zgjerimin e rrugës](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-1670688404-asdgftdes-1718103039.jpg)
Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një tuneli që do të lidhë Shqipërinë meMaqedoninë e Veriut.
Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII, dhe ka rëndësi strategjike, jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.