Ditën e nesërme, e shtunë 20-janar vendi do të pushtohet nga temperaturat e ftohta.

Për zonat veriore dhe veri-lindore janë parashikuar reshje të shumta dëbore si dhe erëra të forta, që priten të shkaktojnë disa probleme.

Për rrjedhojë Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të udhëtojnë me goma dimërore dhe të mbajnë gjithmonë zinxhirë me vete.

ARRSH apelon qytetarët që të shmangin daljet e panevojshme në rrugë.

Njoftimi i ARRSH

Sipas informacioneve meteorologjike, duke filluar nga nesër, datë 20.01.2024, i gjithë vendi do të pësojë rënie të temperaturave që në zonat veriore dhe verilindore do të shoqërohen me reshje të dendura dëbore dhe erë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë marrë masat për përballimin e situatës në terren  dhe për të siguruar qarkullim normal.

Rekomandojmë të shmangen lëvizjet e panevojeshme në zonat me temperatura shumë të ulëta të qarkullohet vetëm me goma dimërore që mos të shkaktojnë bllokim të rrugës duke penguar edhe punën e borëpastruesevesi dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore.