Meridiani fitoi kupën javën e kaluar në spektaklin e të hënës në Dance Albania në Tv Klan. Ai ishte në finale përballë Arta Nitaj. Por bukuroshja është shprehur e zhgënjyer që nuk ka mundur ta fitojë kupën, duke thënë se ishte ajo dhe partneri i saj në kërcim ata që e meritonin.
Arta Nitaj: Mendoj se ne e merituam kupën, jo që kisha ditëlindjen, por po lemë shpirtin në prova, që nuk festova as ditëlindje, që nuk dola as për një gotë në 4 javë, që vijmë çdo herë në prova, që nuk vonohemi kurrë, që punojmë shumë, që e bëjmë me motiv. Unë mendoj që definitivisht ne ishim çifti që merituam kupën. U mërzita.

Në fund të spektaklit, Arta u skualifikua nga gara pasi mori më pak vota.

Ermal Mamaqi: Unë me gjithë, dëshirën e mirë për të dy, do të mbaj në shtëpi, pra do të shpëtoj, Artën.

Klaudia Pepa vlerësoi energjinë e mirë të Arta Nitajt, por tha se perfomanca e saj sonte nuk ishte në maksimum, ndoshta edhe prej demoralizimit.

Klaudia Pepa: Çdo javë ke qenë e kuruar, e bukur, me energjinë tënde, me thjeshtësinë tënde, por sonte për mua vazhdon garën Meridiani.

Ilir Shaqiri teksa evidentoi vendosmërinë e Meridianit dhe prepotencën për të fituar, nuk la pas as çiltërsinë dhe punën e Nitaj. Nga ana tjetër, iu kujtoi konkurrentëve se “Time of my life” është një kërcim “kokë a pil” dhe nuk duhet ta lënë pas dore për të mos rrezikuar eleminimin.

Ilir Shaqiri: Unë mendoj që më lart në këtë rast ishte Meridiani.

Vendimi i jurisë favorizoi Meridian Ramçaj në 2 vota kundrejt 1 duke skualifikuar Arta Nitajn.