Në emisionin “Opinion” është diskutuar lidhur me vjedhjen e 120 mijë eurove të ish-zyrtares Alda Klosi nga sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin e saj, Havier.
Gazetari Artan Hoxha tha se vjedhje të ngjashme ka ndodhur edhe disa vite më parë, ku janë marrë shuma më të mëdha parash.
Sipas gazetarit, tre persona që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra.
“Kjo nuk është vjedhja e vetme. Ka patur dhe vjedhje të tjera edhe më të mëdha. Janë vjedhur dhe tre ministra para disa vitesh dhe asnjë prej tyre nuk ka bërë denoncime kur ka shkuar policia”, tha Hoxha.