Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka the se pa firmën e ish-ministrit Arben Ahmetajt dhe të kryeministrit Edi Rama nuk mund të kryheshin vjedhje nga inceneratorët.

Ai denoncoi publikisht duke thënë se Rama dhe Ahmetaj kanë vjedhur fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, ndërkohë hodhi akuza të drejpërdrejta ndaj SPAK-ut, të cilin e cilësoi një vegël në dorë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Arben Ahmetaj, është personi që pa firmën e së cilës nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i kësaj afere. Bashkë me Edi Rmën ka firmosur vjedhje nga fondi rezervë nga Këshilli i Ministrave. SPAK nuk është gjë tjetër, por vetëm se skapi i kontrolluar nga Edi Rama. Klodian Zoto është peshku i vogël, peshku i madh është Edi Rama”, tha Berisha.