Gazetari Artan Hoxha prej disa muajsh nuk i ka ndalur ‘thumbat’ ndaj kolegut të tij Arian Çani i cili çdo të premte ka emisionin e tij ‘Zonë e lirë’.
Një ‘thumb’ për Çanin nga Hoxha nuk mungoi edhe të premten që lamë pas, në lidhje me qëndrimin që ai mban ndaj popullit grek.
“Per pak harrova qe sot eshte e premte…
Nje pershendetje për gjithe shqiptaret greqishtfoles, qe jane bere me greke se greket pasi moren pasaporten greke…
Keta jane 4 nga 5 lojtaret baze ose 80% e skuadres startuese të kombetare greke të basketbollit..
Si e shikoni jane greke safi, rrace “e perzgjedhur” qe nga lashtesia.
Duken pak “ezmere” sepse do jene nga Kreta dhe aty ka shume diell…
Në fakt jane superlojtare dhe me pelqejne kur luajne.
Thjesht u kujtova se ne shqiptareve, qe kemi vetem pasaporte të Shqiperise, keta grekofilet raciste, na cilesojne si muslimane turko-aziatike…”, shkruan Hoxha.