Gazetarja Klodiana Lala ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale pas dëshmisë dje në SPAK të së moshuarës që mbledh kanaçe por rezulton pronare në një prej kompanive të inceneratorëve.

Lala shkruan se shteti shqiptar ka rënë dhe askush nuk do ndëshkohet për këtë mega-aferë.

“Mos e harroni kurre fytyren e Merites, gruas qe siguron buken e gojes duke shitur kanace. Eshte fytyra e shtetit. Milionere me letra, por me stomakun bosh.

Ka rene shteti!

Miliona te vjedhura me duart e Merites e te ngjashmeve te saj, por inceneratoret nuk punojne.

Askush nuk mban pergjegjesi!

Me gjase askush sdo ndeshkohet.

Populli harron lehte, sic ka harruar nder vite skandale e tragjedi”, shkruan Klodiana Lala.