Ditën e djeshme u përhap lajmin se Gledis Nano, drejtori i Policisë së Shtetit do largohet nga posti që mban. Ndërkohë u tha edhe se ky vendim ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes Ministrisë së Brendshme dhe kreut të policisë. Lidhur me këtë lajm të bujshëm, gazetarja Klodiana Lala ka bërë një reagim ironik.

“MB – Polici e Shtetit vazhdojne te perballen ne ring. Une nderkohe: Bej recel boronice”, shkruan Lala.