Mbledhja e Asamblesë së Partisë socialiste po vijon që prej orës 17:30 të kësaj të mërkure.

Mësohet se kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar një shifër të saktë sa i përket anëtarëve aktivë të partisë. Gjithashtu Rama ka kërkuar edhe anëtarësime të reja në çdo organizatë si dhe barazi gjinore në bashkëdrejtimin e tyre.

Ai ka kërkuar raportim të plotë të situatës dhe pas njohjes së situatës konkrete do të behen zgjedhje të brenshme partiake në kuadrin kohor mars-prill.

Vetë Rama është shprehur se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zonës ku ai mban mandatin dhe ka kërkuar të njejtën gjë për të gjithë anëtarët e partisë.

Rama ka kërkuar që strukturat të punojnë për 15 marsin ashtu sikur të jenë zgjedhje të përgjithshme.

Gjithashtu ai ka kërkuar më shumë angazhim dhe më shumë takime me qytetarët.