Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Orange Club në Sarandë.

Një 17-vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në këtë club nate ka gjetur vdekjen tragjike.

Sipas policisë kavoja e ashensorit është këputur dhe ka zënë poshtë të riun.

Në pranga kanë rënë montuesi i ashensorit dhe është shpallur në kërkim pronari, Spiro Iljadhi.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.