Prej kohësh tashmë mëngjesi në Top Albania Radio fillon me programin televiziv “Wake Up“, i cili në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis me analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, parashikimin e motit dhe me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Ditën e sotme, e ftuar ishte astrologia Meri Shehu.
Siç njihet gjithmonë për deklaratat e forta dhe për parshikimet e saj, Meri dha opinionin e saj për shumë ngjarje që po ndodhin momentalisht në botë, si për shembull për skuadrën fituese të Kupës së Botës, luftën mes Kosovës e Serbisë, por ajo çka na bëri përshtypje ishte analiza e saj e hollë rreth fituesve që kanë probabilitet më të madh për të fituar çmimin e madh të “Dancing With The Stars“.
Me një përllogaritje të shenjave të VIP-ave, u vu re se në garë ishin mbizotërues këto pesë shenja: Peshore (Isli Islami), Gaforre (Salsano Rrapi), Bricjapi (Ardit Çuni), Luani (Elhaida Dani) dhe një dominancë të shenjës së Binjakëve ku numëroheshin tri konkurente (Julka Gramo, Megi Pojani dhe Sara Hoxha).
E ndërsa për pjesëmarrjen e shumë Binjakëve, Meri Shehu shtoi me shaka se ‘do ketë shumë konkurrencë mes tyre’ dhe ‘ndoshta ajo që ka burrin më të fortë do arrijë të fitojë’. Për shenjat më favorite, që mund të ishin pjesë e fituesve kryesonte Luani ose Bricjapi, ku astrologia citoi:
Me Jupiterin në shenjën e Dashit, do të kemi më shumë favorizim të Luanëve. Elhaida ka bërë më shumë emër dhe ka kërcyer në evenimente të mëdha. Arditi (Bricjapi) ka tani pak më shumë shanc duke qenë se Afërdita dhe Mërkuri është në Bricjap dhe përshtatet me lëvizjet më të kujdesshme dhe mund të marri një lloj publiciteti.
Si përfundim, sipas saj, gjithmonë janë më favoritë Luanët duke qenë se e pretendojnë shumë shkëlqimin dhe janë shenjë e qëndrueshme, duke na lënë të kuptojmë se ndoshta Elhaida Dani do të jetë fituesja. Gjithsesi këto parashikime mbeten të tilla deri në momentin e natës finale ku do të shpallet fituesi i çmimit të madh.