Atdheu pak ditë më parë ndau me publikun lajmin se mamaja e tij më parë ka vuajtur nga kanceri, ndaj ish-konkurrenti i “Për’puthen” bëri një gjest që na preku të gjithëve.
Ai tha se kishte vendosur të dhuronte flokët e tij për paruke, për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri.
“Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më eshenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë.
Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato.
Të njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuru në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt”- rrëfeu ai.
Por, si e mësoi lajmin se e ëma ishte prekur nga kanceri? I ftuar së bashku me të vëllain, Butrintin në “Wake UP”, ai tregoi:
Atdheu: Lajmin e kam marrë unë i pari nga mjekët kur po shkoja për Kosovë. Nuk ia kemi treguar për 4 javë pastaj ia thamë me stil. Pastaj i thamë që është masë e vogël që hiqet. Por ajo e kuptoi.
A ka një mesazh për këtë?
Atdheu: T’i qëndrojnë afër atij personit.
Butrinti: Unë them që t’ia lëmë në dorë Zotit.