Në rrjete sociale është kthyer në shqetësim gjuha e urrejtjes. Ditën e sotme është diskutuar edhe në Për’puthen, ku u fol për komentet negative në drejtim të konkurrentëve por jo vetëm.

Gjatë diskutimit Bora pyeti Arjan Konomin se çfarë mendimi ka rreth kësaj çështjeje dhe ai solli në vëmendje faktin që “Big Brother VIP” bllokoi komentet në rrjetet sociale për shkak të gjuhës së urrejtjes. Nëse e mbani mend kjo ka ndodhur për Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajn në fillim të lidhjes së tyre.

Siç mund ta kujtonin romanca e re nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e njerëzve dhe kjo u reflektua edhe në rrjetet sociale ku komentet negative ishin aq të shumta, saqë produksioni vendosi mos të lejonte komentet në Instagram.

“Kjo gjuha e urrejtjes nuk ndodh vetëm këtu por edhe në vende të tjera. Mbaj mend kur ishte Big Brother i mbyllën komentet disa kohë sepse komentet ishin të tmerrshme dhe me gjuhë urrejtje shumë të madhe. Ka dhe një shpjegim pasi njerëzit lidhen dhe fiksohen me personazhet.”- tha Arjani kur Bora shtoi: “Ne kalojmë direkt në sharje dhe jo në kritika që vërtetë mund të jenë të dobishme për njeriun që i lexon”.