Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Memaliaj. Shënjestra ka qënë avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë së Gjirokastrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër te fshatit Qesarat në Memaliaj, teksa avokati Zotaj ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me nipin e tij, kur Fatos Lamaj, 36 vjeç, nga fshati Ane Vjosë në Memaliaj, u ka zënë pritë me armë në dorë.

Sipas dëshmisë së avokatit ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Ai shprehet se Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por përmes një manovre të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave.

“Kur e pashë Fatos Lamajn me armë ndeza dritat e gjata për ta verbuar. Më pas u largova në kthesë dhe bëra denoncimin në polici”, ka thënë avokati për Report Tv.

Sakaq raportohet se autori i atentatit është vënë në pranga nga policia.