![policia](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/01/policia.jpeg)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Shënkoll të Lezhës.
Vizion Plus mëson se është qëlluar me pistoletë drejt një personi i cili ndodhej në makinë, por fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim.
Pas ngjarjes autori është shoqëruar në policisë e Lezhës, ndërsa shkak është bërë një konflikt i çastit mes dy të rinjve.
Policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e personit tjetër të përfshirë në konflikt si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.