Shtetasit A. M. dhe A. Dh., banues në Berat, kanë raportuar në polici për një incident ku dy persona, duke lëvizur me një automjet, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre në lagjen “Donika Kastrioti”, pranë spitalit. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës hetimore paraprake, janë identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi, gjeneralitetet e tyre nuk mund të bëhen publike për momentin.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon kontrollet në zonë për të kapur autorët.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.’, njofton policia.