Qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër mbrëmë rreth orës 20:30në një rrugë të fshatit Lapardha në Berat, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga 34-vjeçari me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Procedohet penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër, nga automjeti.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.