Blerim Preçi ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë së bashku me kushëririn e vet Klisman Preçi.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja automatikë, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve.
28-vjeçari Blerim Preçi, ka dalë nga mjeti i tij në gjendje shoku. Ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë pasi mbi mjetin tip “ML” është qëlluar me breshëri plumbash.
Autorët që lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij.
Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër dhe automjeti ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge.