Modelja amerikane Willow Sias, është në një lidhje dashurie me lojtarin profesionist të kazinove David Simonini, 63 vjeç.

Sias ka treguar se janë takuar për here të parë në Tinder dhe ishte dashuri me shikim të pare.

Modelja ka rrëfyer gjithashtu se përballen shpesh me kritika të ashpra në rrjetet sociale, për shkak të diferencë së madhe në moshë dhe ka treguar se të tjerët mendojnë se është lidhur me të për para.

“Ramë në dashuri brenda një ore. Ai ishte takimi im i parë dhe i vetëm në Tinder. Hëngrëm një darkë të shpejtë sepse pata një intervistë më vonë atë natë. Ne jemi shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, hamë të njëjtat gjëra dhe energjitë tona janë të njëjta”, tregon ajo.

Në rrjetet sociale ata ndajnë momente nga jeta e tyre luksoze dhe një prej tyre është edhe dita kur David i bleu një Mercedes 175,000 dollarësh. Por pavarësisht momenteve të lumtura dhe jetës luksoze që kanë, çifti është përballur me shumë kritika në rrjetet sociale.

Willow i fshin komentet dhe thotë se David i jep asaj ‘stabilitetin dhe sigurinë’ që i nevojitet. Ajo thotë se pavarësisht diferencës së tyre në moshë, ata ndajnë shumë interesa të përbashkëta, duke përfshirë daljen e shpeshtë në darka me pesë yje ose festa.

“David e ka mbajtur fjalën për gjithçka, gjë që është vërtet seksi për mua. Ai sigurohet që unë të jem mirë dhe të mos kem nevojë për asgjë, e kjo është vërtet e madhe për mua. Unë kam nevojë për këtë lloj stabiliteti dhe sigurie në jetën time në këtë pikë. Prindërve të mi iu pëlqen sa të lumtur më ka bërë dhe sa i mirë është ai për mua. Së fundmi më bleu një Mercedes AMG dhe më llaston si babai im,” thotë ajo./