Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani për vrasjen e Bujar Nasufit, janë konfliktet brenda rrethit familjar.

56 vjeçari u vra me armë zjarri mbrëmjen e 12 janarit.

Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave që policia ka bërë, autori e ka pritur viktimën në afërsi të banesës, përpara se të vinte.

56-vjeçari Nasufi u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që janë afruar në banesë, pasi të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh. Fillimisht në rrugicë ka hyrë mjeti i të vëllait, ndërsa pas mjeti i viktimës.

Sapo Bujar Nasufi ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar, më pas është larguar me motor.