Një aksident fatal është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, në zonën e Durrësit.
Mësohet se një automjet me drejtues 54-vjeçarin me inicialet A. K., ka përplasur për vdekje 57-vjeçarin me inicialet S. V., që lëvizte me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.