Ai është një nga talentet e reja të muzikës në Shqipëri, me një super vokal, një artist i lindur, fitues i X-Factor Albania, por rruga e tij u ndërpre në mes nga një aksi dent tragjik.
Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, pas largimit nga jeta të djalit të tij, publikon çdo ditë në rrjetet sociale një krijim të ri poetik, që lidhen kryesisht me mallin dhe mungesën që ndjen për të birin.
Të fundit poezi që ka publikuar e ka titulluar “Kur të iki” dhe është një dedikim për djalin e tij i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2016-të në një aksid ent tragjik.
Ish fituesi i X-Factor Albania e kishte nisur karrierën e tij si artist duke bërë disa këngë të reja dhe shumë të tjera i mbetën në mes…
KUR TË IKI…
Kur të iki,i përzënë qënisht,nga jeta ime,
në valixhen e zezë ,te qivurit,do marr
me vete:
fotografitë e ç’ngjyrosura
nga harresa,te kujtimeve,
hirin e dashurive
të djegura netëve,
përkedheljet e fishkuara
në duart e vdekura,
ngricat e mallkimeve
të ngurosura në thinja,
vështrimet e flirteve
ane e mbanë,të tretura,
dhe malin,me shkëmbejtë
e mëkateve të mija!
Do iki thjeshtë
si trishtimi,i vetëm,
me kostumin e zverdhur
tërë rrudha të pleqërisë
nën pikëllimin e qipariseve,
krah Ergit,do shtrihem heshtur
si nje klithmë e mbytur
në detin e qetësisë….
Por dijeni!
Në mijra copa
do shperthej,nën tokë,
I djegur,nga zjarri,i llahtarshëm i mallit…
…Pastaj,me tim Bir,
do kthehem
në këtë bote…
…me gjelbërimn njerzor
të fijeve të barit…
Dashamir Dini