Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë.
Ai do të merrej në pyetje për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesit, teksa burime bëjnë me dije se uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur aty.
Gjatë kontrollit të banesës është gjetur kushëriri i tij bashkë me një sasi të vogël hashashi, që e ka marrë përsipër ai si përdorues dhe është arrestuar.
Për vrasjen e Stiven Toshkesit janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.
Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë, e dashura e Stiven Toshkesit. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk e ngacmonte Axel Hoxhaj, por një shoku i tij dhe mësohet se ky person është pikërisht Arbër Muaratj.
Edhe konfliktin e parë Stiven Toshkesi e ka pasur pikërisht me Arbër Muratajn. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbëri Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar. Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.
Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.