Babë e bir humbën jetën në Lushnje, a do të hetohen Bujar Çela dhe Eriselda Sefa ?
Komisariati i Lushnjës vijon hetimet intensive në lidhje me ngjarjen e rëndë në këtë qytet ku një biznes privat u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të bombulës së oskigjenit me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 7 të tjerëve, në mes tyre edhe deputeti i PS-së Bujar Çela.
Sipas burimeve, deri në këto momente po hetohet për tre vepra penale, shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti ka dale nga konturet e lejes si dhe shkatërrim prone nga pakujdesia.
Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë hetimet.
Nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela dhe kryebashkiaken për lejen e dhënë atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompetent për hetimin e deputetëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, 1 mars. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, humbën jetën pas plagëve të marra