“Gërdeci” i Lushnjes, pas një afere korruptive? Çfarë po fshehin mediat, roli i deputetit Bujar Çela dhe kryebashkiakes Eriselda Sefa

Një shpërthim në një biznes tronditi dje qytetin e Lushnjes. Si pasojë, Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir kanë ndërruar jetë, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Mediat janë fokusuar tek pasojat e shpërthimit, fotot e dy viktimave, çfarë mbeti pas etj., duke shmangur disa fakte dhe rrethana, që ngrenë dyshime të forta për një aferë të mirëfilltë korruptive, me qëllim fitimi.

Edhe Gërdeci shpërtheu nga një pakujdesi, por siç rezultoi më pas, kjo pakujdesi ishte produkt i një skeme korruptive dhe biznesi të Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, në atë kohë kryeministër

Ç’punë kishte Bujar Çela në këtë biznes? Çela është deputet. Detyra e tij është të përfaqësojë interesat e zgjedhësve dhe jo bizneset e tij private.

Biznesi ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Pra, ky i fundit, edhe pse deputet, merrej me bizneset e tij.

Fillimisht, u raportua se shpërthimi në Lushnjë mund të ketë ardhur si pasojë e kontaktit të vinçit me tensionin e lartë.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla tha dhe se shpërthimi ka ndodhur “ndoshta i shkaktuar për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë“.

Sot, hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e kontaktit të vinçit me tensionin e lartë.

Gjithsesi, mbi kapanon është linja e tensionit të lartë.

Si ka mundësi që firmoset një leje për ndërtim nën linjën e tensionit të lartë?

Leja është dhënë kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, 19 shtator të vitit të shkuar.

A janë zbatuar kriteret për të dhënë lejen për ngritjen e kapanonit apo janë shkelur me ndërhyrjen e Bujar Çelës?

A do hetohet praktika e dhënies së lejes?

Mediat shkruajnë se bashkëshortja e deputetit Bujar Çela, Anila Çela, punon në Bashkinë e Lushnjes dhe se komandon edhe kryetareb Eriselda Sefën.

A i ka bërë letrat në bashki Anila Çela për lejen e ndërtimit për biznesin e familjes së saj, në kundërshtim me ligjin?

Ka dyshime se shpërthimi ka ndodhur gjatë saldimit në kapanon.

Por, ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin me vinç nga babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, të cilët humbën jetën në biznesin e Bujar Çelës.

Nëse këto dy pista konfirmohen, cili është roli i inspektoriatit të punës dhe inspektoriatit teknik?

Pse është lejuar shkelja e rregullave? A ka ndikuar Bujar Çela që inspektoriatet të mos ushtronin detyrën?

Së fundmi, ngritja e kapanoneve për biznese është një investim me vlerë dhjetëra mijër euro.

A e ka deklaruar Bujar Çela këtë investim në ILDKPKI dhe cili është burimi?

Dyshimet janë të forta se shpërthimi në Lushinje është produkt i ndikimeve të paligjshme, shpërdorimit të detyrës dhe shkeljeve të tjera.

Protagonist i kësaj afere të dyshuar është Bujar Çela, i cili është subjekt i SPAK-ut, për shkak të statusit të deputetit.