Për të parën herë socialistët kërkuan të vazhdojnë drejtimin e Bashkisë së Lushnjes me një grua dhe ia arritën. Ajo është Eriselda Sefa.

Prej më shumë se 7 muajsh, si e komanduar ajo ka qenë promotorja, e cila ka çuar përpara punët e pushtetit vendor, ndërsa në ndryshim nga kandidatët e tjerë socialistë për kryebashkiakë në vendoret e pjesshme të marsit, përgjegjësia për të ishte e dyfishtë.

Sefa mori votëbesimin jo vetëm të partisë por edhe të strukturave me të cilët bashkëvepron, tanimë prej shumë vitesh, teksa kujtojmë se me ndarjen e emrave të PS për 6 bashkitë e vendit ku do të bëheshin zgjedhjet e pjesshme vendore, e vetmja bashki ku emri i kandidatit u shty, ishte pikërisht Lushnja, ku kishte një balotazh mes Sefës dhe Krenar Haxhiu.

Eriselda Sefa mori detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë së Lushnjës në korrik të vitit të kaluar, ndërsa u emërua kryetare me vendim të këshillit bashkiak të Lushnjës.