Pas disa orësh diskutimesh para kamerave, një ditë pas një takimi kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës, 4 grupet parlamentare kanë arritur marrëveshjen se si do të zhvillohen raundet e ardhshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në raundin e dytë dhe të tretë, socialistët do të presin kandidaturat e shprehura nga opozita, dhe do të përzgjedhin nëse janë dakord një prej tyre, për të mbajtur postin e ri të kreut të shtetit.
Zgjedhja e kandidaturave do të bëhet në sajë të disa kritereve të shprehura më herët nga Aibeaj, dokument i cili është bërë publik edhe për mediar.
“Pranohet kushti juaj, në 3 raundet e para kandidaturat do të jenë vetëm nga opozita”, tha Balla.
Ndersa Alibeaj theksoi se cdo shkelje e rregullave është shkelje e marrveshjes.
“Po, por ki parasysh një gjë, çdo shkelje e këtyre të rregullave, është shkelja e marrëveshjes”, përmbylli Alibeaj.