Banka e Bashkuar e Shqipërise ( UBA Bank ) , humbje kolosale në 2023! A ka rrezik?

Fitimet e sektorit bankar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) u rritën edhe për tremujorin e dytë të vitit, sipas të dhënave paraprake nga Shoqata Shqiptare e Bankave.

Shifrat e raportuara nga bankat tregojnë se fitimi progresiv neto në fund të gjashtëmujorit arriti në 13.6 miliardë lekë, në rritje me 5.7 miliardë lekë të tjera krahasuar me fundin e tremujorit të parë.

Në vlerë absolute, fitimi i sektorit bankar ka prekur një rekord të ri historik për 6-mujorin e parë të vitit, me një rritje të lehtë prej 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Bashkuar e Shqipërise ( UBA Bank ) , humbje kolosale në 2023! A ka rrezik?
Banka e Bashkuar e Shqipërise ( UBA Bank ) , humbje kolosale në 2023! A ka rrezik?

Ndërkohë, treguesit e rentabilitetit paraqiten në nivele të përafërta me vitin e kaluar. Kthimi mesatar nga kapitali për sektorin, mesatarizuar me bazë vjetore, (RoE) për 6-mujorin rezultoi 15.53%, nga 15.51% që kishte në mesin e vitit të kaluar. Ndërsa kthimi mesatar nga aktivet (RoA) shënoi një rënie të lehtë në 1.45%, nga 1.5% që kishte qenë një vit më parë.

Nga 11 banka të sektorit, 10 prej tyre rezultonin me fitim në fund të 6-mujorit të parë.

Në vlerë absolute, fitimin më të lartë e raportoi Raiffeisen Bank Albania, me 3.8 miliardë lekë, në rritje me 58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vijon banka më e madhe në vend, BKT, me një fitim neto pranë vlerës së 3.6 miliardë lekëve, në rënie me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Banka OTP Albania ka raportuar një fitim prej 2.1 miliardë lekësh, në rritje me 40% ndaj të njëjtës periudhë të vitit 2022. Banka e fundit që ka raportuar fitime 10 shifrore është Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, me 1.6 miliardë Lekë, në rritje me 150% krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Renditja e fitimeve vijon me Tirana Bank, me 898 milionë lekë, Credins Bank, me 710 milionë lekë, Union Bank, me 640 milionë lekë, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 621 milionë lekë, Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 364 milionë lekë dhe ProCredit Bank, me 142 milionë lekë.

Sipas BSH, e vetmja bankë që raporton rezultat me humbje është Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), në vlerën e 856 milionë lekëve.

Bankat mund të deklarojnë humbje për një apo dy tremujorë, por kushti është që investitorët të shtojnë kapitalin duke zëvendësuar humbjet, problemi nis nëse aksionerët nuk shtojnë kapitalin. gj