Olta refuzoi shkuarjen në rulotë e cila ishte zgjedhje e Zhaklinës si e preferuar e publikut.
Por vëllai i madh ia bëri të qartë se një zgjedhje e tillë ka pasoja për të tjerët: Të gjithë do të mbesnin pa cigare për një javë. Si pasojë asaj iu desh të ndërronte mendje pasi kundërshtimi i banorëve ishte i madh. Arbana: Vëllai i madh të jep mundësinë të mos shkosh në rulotë, por banorët e tjerë për një javë nuk do kenë cigare .
Luizi: Po pse duhet të dënohemi ne të tjerët sepse Olta nuk ka shkruar në formular që unë jam klaustrofobike. Tani Olta të tregojë arsyen e vërtete se përse nuk do të shkojë. Mos bëj si princeshë!
Genti: Unë pa cigare pranoj.
Olta: pse nuk kemi një përcaktim për kohën, por ky nuk është kjo arsyeja. Unë jam klaustrofobike . Unë do shkoj se e di ç’domethënë për ta të rrish pa cigare. Ok do e provoj, por shqetësimi im është më serioz se cigaret e këtyre. Unë e dija që Zhaklina do më zgjidhte . Olta do të shkojë në rulotë bashkë me Armaldon.