Xhonatan Islami ka reaguar për herë të parë pas aludimeve që kanë qarkulluar së fundi në mediat rozë, se ai dhe aktorja Olta Gixhari kanë pasur një histori romantike.

Sot në “Fan Club BBV”, Xhonatani e ka quajtur të turpshëm këtë veprim dhe shprehet se ky lajm është i rremë për klikime.

Ndër të tjera theksoi se e njeh Oltën familjarisht dhe një gjë e tillë nuk ekziston.

“Ka qenë totalisht e turpshme. Kam pasur fatin ta njoh familjarisht dhe kemi ndenjur bashkë me familjen e saj të mrekullueshme. Është një lajm i rremë për klikime”, tha Xhonatan.