Këngëtari Luiz Ejlli e ka konsideruar aktoren Arjola Demiri si banoren më false të “Big Brother VIP 1”.

Brenda shtëpisë është diskutuar mbi rrugëtimin e ish-banorëve të edicionit të parë të “Big Brother VIP 1”, ku janë pyetur nëse ishte strategji apo viktimizim shqetësimi që Arjola shfaqte herë pas here në shtëpi.

Këngëtari u shpreh se e njeh ish-bashkëshortin e Arjolës nga jashtë dhe që fëmijëve të saj nuk u ka munguar kurrë asgjë, duke e quajtur viktimizim.

Ai shtoi se ajo ka qenë banorja më false dhe se shtëpinë e ka dashur për veten dhe jo fëmijët pasi sipas këngëtarit atyre nuk u ka munguar kurrë asgjë.