Sakretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me kuvendin që do të mbaj ditën e nesërme, Sali Berisha për të zgjedhur Këshillin Kombëtar të PD-së.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Bardhi është shprehur se ky është një akt turpi që synon të thellojë më tej krizën e PD-së. Sipas tij partia e ka një Këshill Kombëtar dhe ai që do të dal nesër nga Kuvendi është thjesht një dëmtim më shumë për demokratët.

Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë, kundër Edi Ramës. Interesi i Sali Berishës është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal. Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij radhën e ka Këshilli Kombëtar. Qartësisht ajo që po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025. Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qendër, nuk është asgjë tjetër, vetëm nje akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.