Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ka reaguar në lidhje me lajmin se do ishte kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtarë të PD, në Kuvendin e Sali Berishës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Qereti ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se nëse do të punonte në qeveri do të ishte në SHBA.

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikan!

Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!

Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar ajo.

Përveç Bleona Qeretit, emra të tjerë të artit dhe televizionit që janë përfolur për të qenë kandidatë janë Bujar Kapexhiu, Renis Gjoka, moderatorja Fioralba Dizdari, si dhe regjisori Robert Budina. Nuk ka ende asnjë reagim prej tyre.

Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e strukturave të reja, kryesore Këshilli Kombëtar.