Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti nuk ka munguar as këtë vit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘OSCAR”. Ajo njihet për daljet e saj ekstravagante në evenimentet prestigjoze ndërkombëtare, si ato të muzikës por edhe të kinematografisë, kryesisht “Oscars”.

Bleona, jo vetëm që nuk ka munguar në “Red Carpet” duke mbështetur miqtë e saj të famshëm, por edhe ka shkaktuar një lum komentesh në rrjet ndër vite.

Këtë vit Qereti kishte zgjedhur një fustan të argjentë që shkëlqente i tëri dhe i jepte asaj hijeshi e “class” në përkrah yjeve botërorë.