Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka reaguar lidhur me iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të shpallur një shtet sovran të bektashinjve brenda Shqipërisë.
Duke folur në emisionin “Breaking” në Top News, Basha tha se sipas burimeve të tij, Rama kërkon të themelojë një shtet sovran për ta përdorur më pas si vend me imunitet kundër ndjekjeve të SPAK-ut.
“Sipas burimeve të mija të besueshme, kjo është një tentativë, një akt për të krijuar imunitet ekstra territorial për ndjekjet e SPAK-ut”, deklaroi Basha.