-640-0-g444-1741896500

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e partneres së Safet Bajrit, e dyshuar si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit.

Mësohet se emri i saj është Eria Ago dhe ajo është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit.

Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Sipas SPAK, ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim, ndërsa dyshohet se ka larguar nga vendngjarja autorët e dyshuar të vrasjes Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonistet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

Ajo përflitej si kliente potenciale për personazhe të ndryshëm, në bisedat e përgjuara të Hermes Nikajt. /gazetajone