
Bashkimi dhe Alvisa dolën çift nga PërPuthen dhe pak kohë më pas konfirmuan ndarjen e tyre.
U fol gjatë për arsyet e mundshme të ndarjes së çiftit, por së fundmi i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”, Bashkimi ka vënë pikat mbi i.
Ai ka konfirmuar arsyen e ndarjes duke thënë se kryesorja ka qenë xhelozia nga të dyja palët.
“Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë shumë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë, e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marrë shumë komente. Kam preferuar që më mirë të mos kemi kontakte”, tha ai.