Dy ditë më parë lajmi se ministrja e shumëpërfolur e Financave, Delina Ibrahimaj ishte shkarkuar u shpëenda rrufeshëm në një pjesë të mirë të medias shqiptare duke përfshirë edhe partizanët e pushtetit, në kuadër edhe të luftës brenda llojit ku ministra të ndryshëm kanë kamikazët e tyre nëpër frëngjitë e portaleve dhe televizioneve.

Mes mediave që raportuan të parat shkarkimin e Ibrahimajt duke këmbëngulur madje në të ishte edhe portali i lobistit pranë qeverisë Baton Haxhiu, gjë e cila e bëri edhe më të besueshëm lajmin.

Mirëpo, fill pas shpërndarjes së këtij lajmi dhe interesimit direkt të një oligarku pranë Ramës, kryeministri tërhoqi shkarkimin e Ibrahimajt duke e lënë atë në detyrë, gjë e cila u shoqërua edhe me mohimin e lajmit nga portal i Baton Haxhiut.

Shkrimi para dy ditesh ne AlbanianPost
Shkrimi para dy ditesh ne AlbanianPost

Ky i fundit u gjend keq në këtë situatë duke mos parashikuar ndërhyrjen e oligarkut që ka 3 ministra në qeveri duke u betuar se vërtetë Ibrahimaj ishte shkarkuar dhe se për këtë do të jepte detaje te nesërmen, pra dje.

Në fakt, deri më tani nga portal në fjalë nuk ka asnjë informacion shtesë për shkarkimin e Ibrahimajt. Madje, lajmi i fundit ishte pikërisht ai i betimit se “detajet do të jepen nesër”. Këto detaje i pritem me kërshërie dhe ne të Gazeta Jonë, por ende asgjë…

Çfarë të ketë ndodhur vallë?!

Që disa prej ministrave në qeveri janë emra të oligarkëve që qeverisin Shqipërinë, këtë e di edhe shqiptari më i rëndomtë, por lajmi është që kryeministri bën prapa kthehu pasi ka marrë vendimin për shkarkimin e një ministreje, edhe kjo emër i një oligarku të fuqishëm në qeveri.

Gjithçka ndodhi teksa pritej shkarkimi i Frida Krifcës teksa KE gjeti shkelje të rënda në administrimin e fondeve IPARD duke bllokuar lëvrimin e tyre në qeveri.

Rama pritet të rifreskojë qeverinë në shtator, edhe është me shumë interes për të parë se me kë do t’i zëvendësojë emrat e oligarkëve në kabinetin e tij. Krifca dihet që do të shkarkohet, pyetja është a do të shkarkohete dhe Olta Xhaçka pas hetimeve të SPAK për transferimin e pronave të ushtrisë te oligarkët? /Gazeta Jonë