Në konflikt e sipër, një 39-vjeçar nga Shijaku ka hedhur nga kati i dytë i një hoteli, një vajzë 22-vjeçare nga Venezuela. Fatmirësisht, vajza ka rënë mbi çadrat e një lokali.
Për të bërë të mundur zbritjen e saj, është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve. Fill pas kësaj, ajo është dërguar në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Durrësit, në lagjen numër dy, pranë prefekturës.
Policia njofton se mes 39-vjeçarit Ismet Zoto dhe 22-vjeçares Darjana Linares ka patur një konflikt fizik, nga i cili janë dëmtuar te dy lehtë.Që të dy janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e këtij sherri që mund të përfundonte në një tragjedi.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vajza ushtronte aktivitetin e prostitucionit, ndërsa 39-vjeçari ishte klient.
Pas mbërritjes në vendngjarje policia zbuloi se hoteli shërbente edhe për strehimin e disa vajzave të tjera, të cilat dyshohet se ushtronin të njëjtin aktivitet.
Ato menjëherë kanë bërë gati valixhet dhe kanë tentuar të largohen nga hoteli, por janë ndaluar nga policia dhe u shoqëruan në komisariat.Nisur pikërisht nga kjo policia ka dyshime se hoteli në fjalë shërbente si bazë prositucioni.
Mësohet se godina ku ndodhi ngjarja ishte marre me qira dhe ishte kthyer në një hotel.
Dyshohet se vajza që u hodh nga kati i dytë, bashkë me një grup vajzash të tjera, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, dhe i riu me të cilin u konfliktua fizikisht e më pas tentoi ta vriste ishte pikërisht klient i saj.
Vajzat e tjera të përfshira në këtë ngjarje, tentuan të largohen bashkë me valixhet gati, por nuk ia dolën dot. Policia i ka ndaluar ato për t’i marrë në pyetje.