BBC shkruan se 44 emigrantët e parë për vitin 2023 e kaluan kanalin me gomone për në Angli. Emigrantët u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërguan në Dover.
Autoritetet franceze thonë se dy varka të tjera me 80 emigrantë u futën në vështirësi në kanal të hënën dhe u kthyen në Calais, në Francë. Vitin e kaluar, një rekord prej 45,756 njerëzve ia dolën të bënin këtë udhëtim, numri më i lartë që nga 2018. Kjo shënon një rritje prej rreth 60% krahasuar me një vit më parë.
“Dhe për shkak se në 12 muajt deri në shtator 2022 më shumë se 15,000 azilkërkues ishin shqiptarë, qeveria ka njoftuar gjithashtu një marrëveshje të re me Shqipërinë për të vendosur më shumë staf të Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në kryeqytetin e saj Tiranë dhe për të ndjekur shpejt kthimin e azilkërkuesve” thotë BBC.