Ushtria izraelite kreu një aksion gjatë natës në Gaza, duke përdorur tanket. Ky nuk është një pushtim tokësor, por ushtria thotë se po përgatitet për fazat e tjera
Nga Tom Bateman, BBC
Kjo është pikërisht ajo lloj gjëje që do të prisnit përpara një pushtimi tokësor – trupat që kërkojnë të gjejnë dhe shkatërrojnë mbrojtjen në terren.
Fotot tregojnë tanke dhe buldozerë të blinduar që hyjnë brenda. Deklarata izraelite aludon për luftime në terren, megjithëse fotografitë nuk e tregojnë këtë.
Në deklaratë thuhet se trupat u larguan në fund të aksionit.
Por është e vështirë të thuhet nëse kjo gjë na jep shumë më tepër të dhëna për kohën se kur do të ndodhë një operacion tokësor.
Gjuha e përdorur nga ushtria izraelite është më e fortë se për bastisjet e mëparshme, duke thënë se kjo ishte ‘pjesë e përgatitjeve për fazat e ardhshme të luftimit’.
Por lufta narrative është gjithashtu kritike. Izraeli dëshiron që të vazhdojë të mendohet se një inkursion është i pashmangshëm për tri arsye:
-Për të ndalur rënien e moralit përtokë.
-Për konsumin e brendshëm, për të treguar se përgjigjja po vjen, dhe;
-Për të mbajtur presionin mbi Hamasin, veçanërisht për negociatat për pengjet.