Afati që ushtria izraelite supozohet se u dha fillimisht qytetarëve palestinezë për të evakuuar pjesën veriore të Rripit të Gazës,  mund të ketë skaduar, por Forcat Mbrojtëse të Izraelit kohët e fundit u kërkuan civilëve në arabisht në një mesazh për zonën që të lëvizin në jug nga ora 10:00 e mëngjesit në 16:00 pasdite.

“Nëse kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, shkoni në jug sipas udhëzimeve. Jini të sigurt se udhëheqësit e Hamasit janë kujdesur për veten e tyre dhe po kërkojnë mbrojtje nga sulmet në zonë”, thuhet në deklaratë, duke u kërkuar civilëve që të përdorin rrugë të veçanta evakuimi për të dalë nga qyteti i Gazës “të sigurt”.

“Asi në mëngë” të Hamasit në rast se Izraeli sulmon Gazën, është një qytet nëntokësor, 40 metra nën sipërfaqen e tokës. Në qytetin me popullsi të dendur të Gazës ekziston një qytet nëntokësor me tunele, i ashtuquajturi “Gaza Metro”. Tunelet e krijuara nga Hamasi, nisin nga territori i Gazës dhe arrijnë në Egjipt, shkruan “Le Figaro”.

Sipas analistëve ushtarakë, sulmi tokësor që pritet të nisë Izraeli ka karakteristikën e një kërcënimi asimetrik për shkak të tuneleve të gjera që ekzistojnë nën Rripin e Gazës. Kjo pasi forcat izraelite ka të ngjarë të “bien” në një pritë të luftëtarëve të Hamasit në çdo moment për shkak të tuneleve ekzistuese.