Beatrix Ramosaj feston ditëlindjen dhe me rastin e kësaj date të veçantë zgjodhi të befasonte fansat e saj. Ajo publikoi këngën “Vonë”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Madje shumë personazhe të njohur nuk kanë nguruar ta ndajnë edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte Aleksia Peleshi, e cila njihet edhe si ish e dashura e Romeo Veshajt. Ajo i uroi ditëlindjen Trixës duke shkruar sipër videos: “Urime ditëlindja princeshë”.
Nga ana tjetër, këngëtarja nuk nguroi ta ripostonte në llogarinë e saj, duke e falenderuar.
“Faleminderit bukuroshe”, ia ka kthyer Beatrix, e cila në shtëpinë e “Big Brother VIP” u lidh me Donaldin.
Kujtojmë që vajzat vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën, pavarësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe dy vëllezërve.