Meqenëse formula e konkurrimit këtë edicion të ‘Dance With Me’ në Tv Klan ka ndryshuar dhe javë pas jave do të ketë eliminime, prezantuesja Alketa Vejsiu tha mbrëmjen e djeshme se në javët e ardshme do të ketë edhe konkurrentë të rinj që do t’i bashkohen garës.

Në fund të mbrëmjes së parë të këtij edicioni, ndërsa të gjithë prisnin se cili do të ishte i eliminuari i parë, Alketa tha se në javët e ardhshme, spektaklit i kërcimit do të ketë hyrje të reja në javët e ardhshme. I menjëhershëm ishte reagimi i Ermal Mamaqit, i cili pyeti nëse do të jetë Beatrixi. Alketa tha se ftesa është e hapur për këngëtaren, si edhe për shumë personazhe të tjerë që duan të bëhen pjesë e këtij spektakli.

Biseda: 

Alketa Vejsiu: Do të kemi hyrje të breja në këtë formacion.

Ermal Mamaqi: Do vijë Beatrixi?

Alketa Vejsiu: Nuk e dimë në do vijë Beatrixi.

Ermal Mamaqi: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.

Alketa Vejsiu: Gjithçka mund të ndodhi. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në DWMA, mirë se të vijë.