Pak minuta më parë Beatrix ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon dhuratat e marra nga një grup fansash, ku mes lotësh shpreh emocionet.

“Fjalët nuk mund të shprehin sa shumë e bekuar ndihem që kam fansa kaq besnikë. Kur isha në nivelin më të ulët, fansat e mi ishin engjëjt e mi.
Ju dua shume.
Bota ime është e bukur sepse jeni ju. Ju vajza do të thotë bota për mua.Zemra ime është shumë e mbushur tani!” ka shkruar ajo në postim.

Në video duket që këngëtarja ka marr si dhuratë një tufë me lule dhe një “sy” për ta mbrojtur nga energjitë negative.