IMG_9421

Fredi Beleri është bërë protagonist i një situate të pakëndshme dhe konfuze në Parlamentin Europian, aty ku e ka katapultuar qeveria greke e Qirjako Miçotaqisit, pasi bëri burgun në Shqipëri për vjedhje votash.

Beleri ka propozuar për postin e nënkryetarit të Komitetit Special të sapokrijuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, Youtuberin dhe eurodeputetin qipriot Fidias Panajotu.

Por arsyeja për se ka propozuar pikërisht Fidiasin, është ajo çka ka shkaktuar konfuzion dhe kundërshti. Beleri ka thënë se Fidiasin e propozoi për nënkryetar për shkak se ai është grek.

Beleri i është kthyer ashpër edhe eurodeputetit Konstantinos Arvanitis, duke thënë se nuk kompleksohet nga deklaratat e tij. Nuk dihet se çfarë i ka thënë Arvaniti teksa e ka kundërshtuar.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Posaçëm të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zëvendëspresidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Phidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë. Komplekset e z. Arvaniti as më prek dhe as nuk më shqetëson”, është shprehur Beleri.