Vajza e Arjola Demirit është rritur dhe është bërë një zonjushë e vërtetë.
Helgën e pamë për herë të fundit në ekran, kur hyri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” për të surprizuar mamin ndërsa tani ajo ka hapur një profil në Instagram dhe është goxha aktive. Arjola ka postuar një foto të vajzës dhe shkruan se as vetë nuk po e beson sa shumë ajo është rritur.
“Po kur u rrite moj bebe”, shkruan Arjola për foton, ku Helga shfaqet duke pozuar me një fustan të verdhë dhe ka marrë të gjithë vëmendjen me tiparet e bukura.